Armando Broja sot nuk ishte mes titullarëve në ndeshjen e Southampton ndaj Tottenhem dhe u desh të hynte në lojë vetëm në 20 minutat e fundit të sfidës.
Me skuadrën e tij në inferioritet numerik, sulmuesi iu detyrua që të luante në minutat e fundit më shumë në mbrojtje për të administruar barazimin.
Të lidhura
None found
Por kur iu dha rasti, iu afrua shumë golit të fitores në minutat shtesë të sfidës.
Ai shpërtheu në krahun e djathtë pasi i vodhi topin kundërshtarëve dhe u nis drejt portës së Loris.
Por ndërhyrja e Sançez devijoi mbi traversë gjuajtjen e tij dhe bëri që Conte t’i gëzohej një rekordi historik pasi u bë trajneri i parë i Tottenhamit që regjistronte 7 ndeshjet e para pa humbje në kampionat.
