Dusan Vlahovic bëri një nga simulimet më teatrale të sezonit, pasi Danilo D’Ambrosio “fshiu” aksidentalisht fytyrën e tij.
Skuadra e tij u mund 1-0 në shtëpi ndaj Interit në Derby d’Italia të dielën teksa u përpoqën të blindonin një vend në Ligën e Kampionëve.
Por mbase momenti më i turpshëm erdhi kur mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio, bëri me gjeste drejt gjyqtarit dhe pa dashje ia preku lehtë fytyrën Vlahovicit.
Sulmuesi e zbukuroi kontaktin duke u hedhur në fushë disa sekonda më vonë.
D’Ambrosio tashmë po i kërkonte falje Vlahovicit kur ai u rrëzua në tokë. Sulmuesi serb është kritikuar shumë nga fansat e futbollit nëpër rrjete sociale pasi pane simulimin e tij qesharak./ h.ll/albeu.com