Sfida Inter-Lazio/ Stadiumi me rregulla të reja për tifozët

Të dielën në mbrëmje, për Inter-Lazio , do të jetë e nevojshme të ketë një Green Pass  për të hyrë në San Siro, ku është e detyrueshme mbajtja e maskës FFP2 për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit.

Me nisjen e planifikuar në orën 20:45, portat e Meazza do të hapen në orën 18:45. Ftesa e klubit për tifozët është që të shkojnë në stadium tashmë afër orarit të hapjes për të lehtësuar rrjedhën e operacioneve gjatë kontrolleve të sigurisë.

“Këshillohet shfaqja e Green Pass-it të përforcuar mundësisht në format dixhital për të shpejtuar leximin dhe për të përgatitur dokumentet gjatë pritjes në radhë, në mënyrë që të lehtësohet kontrolli nga stjuardët.

Do të ndalohet futja në stadium e objekteve të mëposhtme: paterica, çadra të mëdha, çakmakë, lazer, tymuese, flamuj ose pankarta të paautorizuara më parë, helmeta, karroca dhe pajisje profesionale fotografike.

Ftohen të gjithë tifozët të mbajnë distancë, të dezinfektojnë duart rregullisht dhe të shmangin turmat”, shkruan “Inter.it”./ h.ll/albeu.com

 

 


Shtuar 7.01.2022 17:25