Sevilla synon Sergio Ramos

Synimi i Sevillas për të rikthyer Sergio Ramos në “Sanchez Pitcuan” u zbulua nga një emision televiziv në Spanjë, ku flitej edhe për një propozim zyrtar të andaluzianëve për qendërmbrojtësin me përvojë.

Sipas emisionit “El Chiringuito”, Sevilla sheh me një sy shumë të mirë një rikthim të mundshëm të Sergio Ramos, duke i ofruar atij shpërblime financiare prej pesë deri në shtatë milionë euro për ta bindur të thotë “po” në funksion të sezonit të ardhshëm.

36-vjeçari nuk ka mundur të ndjejë praninë e tij në Paris Saint-Germain, duke u përballur me probleme të shumta me lëndime dhe ka luajtur vetëm në gjashtë ndeshje.

Kujtojmë se Ramos ka luajtur për Sevillan nga viti 2002 deri në vitin 2005, para se të largohej në emër të Real Madridit. /albeu.com/


Shtuar 10.04.2022 15:40