Goli në “frymën e fundit”, portieri i Sevillas: Nuk dija si të festoja (VIDEO)

Ndeshja midis Valladolid dhe Sevijas (1-1) padyshim që do të mbetet e gdhendur në kujtesën e Yassine Bounou për gjithë jetën. Portieri maroken, i cili po shkëlqen këtë sezon, kaloi një mbrëmje magjike. Në momentet e fundit, kur sfida ishte 1-0 në favor të skuadrës së Valladolid, Bounou tundi rrjetën, duke shmangur kështu disfatën e ekipit të tij.

Një gol i jashtëzakonshëm për portierin 29-vjeçar, që ai nuk do ta harrojë kurrë siç e shpjegoi pas takimit. “Është e vështirë të përshkruash shënimin e një goli, madje nuk dija si ta festoja. Është shumë e çuditshme, ti je aty për qëllimin tënd dhe papritmas. Ky është goli i parë në karrierë për mua. Lopetegui më tha të vazhdoja dhe unë kujtova një ndeshje mes Valladolid me Girona-s, ku gati sa nuk shënova. Ishte e pabesueshme. Një ndjenjë shumë e bukur. Sulmuesit janë me shumë fat që përjetojnë ndjesinë e të shënuarit gol, ” përfundoi portieri maroken.

Shtuar 21.03.2021 11:03

Tags: ,