Saul e thotë hapur: Atletico është duke më përzërë nga klubi

Atletico dhe Barcelona janë shumë pranë të arrijnë marrëveshjen e plotë për shkëmbimin Niguez – Antoine Griezmann.

Por, Saul është duke menduar se Atletico është duke e përzërë nga skuadra.

I pyetur nga një tifoz nëse do largohet, përgjigja e lojtarit ishte: “Ata janë duke më përzërë nga këtu”, raporton El Desmarque.

Ndërkohë, thuhet se Barcelona do fitojë 20 milionë euro pos Saul në këmbim të Griezmannit.


Shtuar 15.07.2021 15:46