Elseid Hysaj ka gjetur golin e parë me fanellën e Lacios në Serinë A, ndërsa jemi vetëm në javën e dytë të kampionatit.
Më herët mbrojtësi shkodran ka shënuar edhe në miqësore me lacialët duke ndryshuar tërësisht nga Hysaj i Napolit. Me këtë skuadër jo vetëm që nuk arriti kurrë që të shënonte në vitet e shumta të kontributit, por ishin të rralla edhe asistet.
Dukshëm trajneri Sarri e ka transformuar sërish Hysajn, lojtarin që e krijoi vetë te Empoli.
“LaLazioSiamoNoi” e vlerëson shkodranin me notën 7 që është nga më të lartat. “Gol i merituar, futet bukur në qendër dhe në kohën e duhur. Ndeshja e tij ishte me personalitet, kishte shumë kualitet për t’i ushtruar presing Spezias. Kombinohet në perfeksion me Anderson”, shkruhet në vlerësim.