Sarri merr vendimin befasues, arrin akordin me gjigandin turk

Mauricio Sarri po përgatit rikthimin e tij në stol, teksa është i papunë prej verës së kaluar kur mbylli angazhimin njëvjeçar me Juventusin. Për Sarrin ka pasur shumë interesime nga klube të Serisë A si Fiorentina, Roma apo edhe Napoli. Por, nga Turqia e bëjnë të sigurt se italiani në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës.

Mesa duket Sarri ka pasur një takim me presidentin e Fenerbahce, Ali Koc teksa kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Kështu, nëse ish-klubi i Vedat Muriqit kualifikohet në Champions League, aktualisht është dy pikë larg kësa zone në kampionat, atëherë drejtimin do ta marrë Sarri. Drejtuesit turq kërkojnë t’i japin ekipit në dispozicion një trajner të njohur dhe duket se Sarri përmbush kriteret e tyre.

Tashmë, Fenerbahçes i duhet të përqëndrohet të arrijë në pozicione sa më të larta në klasifikim, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të kërkojë më shumë protagonizëm me ish-trajnerin e Napolit, Chelsea e Juventus.


Shtuar 28.03.2021 12:15