Rrëfimi i Ibrahimoviç : Nuk besoj se Milan do të jetë ekipi im i fundit

Zlatan Ibrahimoviç mesa duket nuk ka ndërmënd të përfundoj karrierën tek ekipi i tij aktual Milan.

Në një intervistë për “ Telefoot”, Zlatan është shprehur se Milani ndoshta nuk do të jetë ekipi im i fundit.

“Nëse Milan më thotë të qëndroj unë do të qëndroj, nëse më kërkon të largohem unë do të largohem por do të vazhdoj të luaj.

 

Do vazhdoj të luaj deri sa tmë shterojnë fuqitë, kam akoma për të dhënë në fushën e lojës dhe nuk jam gati të tërhiqëm nga futbolli.

Te Milani kam një rol të madh, shumë përgjegjësi  dhe kam mundësinë të tregoj aftësitë e mia si lider.

Jam 40 vjeç por në fushë ndjehem më i fuqishëm e më i ri.”

 

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të befasojë me deklaratat e tij ku karriera në futboll duket se  do të vazhdojë ended he pse mosha e tij thotë të kundërtën./H.LL/albeu.com


Shtuar 31.10.2021 15:40