Rrëfehet Lautaro: Pas tre muajsh te Interi doja të largohesha

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka folur për fillimet e tij në Itali.

 

Lautaro u transferua nga skuadra Racing në Inter, ku u cilësua si njëi nga talentët më të mëdhenj në Argjentinë, por fillimet e tij ishin të ngadalta.

Argjentinasi rrëfeu se dëshiroi të largohej nga “Nerazzurrët” fillimisht dhe Icardi e kishte ndihmuar shumë në fillim.

“Viti i parë ishte i vështirë, erdha nga Racingu, ku kisha shënuar aq shumë gola dhe njerëzit këndonin emrin tim, isha gjithonë një titullar, pastaj, klub i ri, vend i ri, gjuhë e re”, tha ai.

“E dija që duhej të adaptohesha, por nuk ma priste mendja që do të duhej kaq shumë”, shtoi ai.

“Pas vetëm tre muajve dëshiroja që të largohesha nga Itneri, nuk doja t’ja dija më”, tha Lautaro.

“Ndonjëherë vetëm merrja makinën dhe bëja xhiro, isha si i çmendur, nuk mundja të mendoja kthjellët. Icardi më ka ndihmuar tepër shumë ato momente dhe e falënderoj shumë”, shtoi ai.

“Në vitin e dytë luajta më shumë dhe gjërat ndryshuan. Jam shumë i lumtur për titullin e fituar, sidomos pas lindjes së vajzës time”, përfundoi Lautaro Martinez.


Shtuar 3.06.2021 18:33

Tags: ,