Ronaldo ka munguar në dy ndeshjet e fundit, Rangnick zbulon arsyen e vërtetë

Cristiano Ronaldo nuk ishte pjesë e Man.United në fitoren e fundit ndaj Aston Villas në FA Cup për shkak të disa problemeve muskulore, por trajneri Rangnick u shpreh të hënën se nuk është asgjë serioze.

CR7, sëbashku me Sancho, Maguire dhe Jones, nuk ishin as në humbjen e “Djajve të Kuq” ndaj Ëolves në Premier League javën e kaluar.

Për mungesën e portugezit tekniku gjerman u shpreh: “Kam folur me Ronaldon dje para stërvitjes, ai më tha se ka pasur disa probleme në ditët e fundit. Probleme të vogla, por në fund vendosëm të mos e rrezikonin një një ndeshje që mund të zgjaste edhe 120 minuta. Ai ka disa probleme me ijën e tij dhe me muskujt e kofshës. Nuk mendoj se është ndonjë gjë serioze”, përfundoi ai. r.t/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 09:05