Duke folur në konferencën nga Doha, Ronaldo foli edhe për Kupën e Botës e cila do të presë dy gjysmëfinalet, Argjentinën me Kroacinë dhe Francën me Marokun.
“Parashikimi im, para fillimit të Kupës së Botës, ishte një finale mes Francës dhe Brazilit.
Brazili nuk është më, por Franca konfirmon çdo pas ndeshjeje se është favorite për ta fituar, dhe unë e mendoj këtë gjë tani. Ata kanë një ekip shumë solid si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Në mesfushë janë gjithashtu shumë të fortë, tani me Tchouameni që shënon edhe nga jashtë zone.
Franca është favorite, por kujdes nga Argjentina që gjithashtu ka shanse dhe pse jo edhe nga Kroacia, ku para katër viteve ishte në finale ndaj Francës”, është shprehur fenomeni./ h.ll/albeu.com