Cristiano Ronaldo është thirrur nga trajneri Roberto Martinez për ndeshjet e radhës të Portugalisë në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë dhe Skocisë.
Në moshën 39-vjeçare, ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit vijon karrierën në kombëtare pas zhgënjimit të fundit në kampionatin europian.
“Nuk më shkon as në mendje të largohem nga Portugalia – konfirmoi CR7 – Unë gjithmonë mendoj të jem mes titullarëve, por gjithmonë do të respektoj vendimet e trajnerit. Në momentin që ndjej se nuk mund të konkurroj në nivel me të tjerët, unë do të jem i pari që do të them stop”.