Pele e pranon se Ronaldo i ka thyer rekordin: Pendimi im i vetëm është që nuk munda të të përqafoj sot

ele duket se e ka pranuar faktin që Cristiano Ronaldo e ka thyer rekordin e tij dhe e ka uruar superyllin e Juventusit. Ka qenë një debat i gjerë lidhur me numrin e saktë të golave të shënuar në gara zyrtare.

Derisa legjenda braziliani ka thënë se e mban rekordin me më shumë se 1.000 gola, ka pasur të tillë që kanë thënë se Josef Bican ka realizuar 805 sosh, edhe pse numri zyrtar i golave të regjistruar nga ai është 759.

Porse pas het-trikut ndaj Cagliarit, Pele më në fund e ka pranuar rekordin e jashtëzakonshëm të CR7.

“Cristiano, jeta është një rrugëtim i vetëm. Secili e bën rrugëtimin e vet. Dhe çfarë rrugëtimi të bukur je duke bërë! Të admiroj shumë, më pëlqen të të shoh duke luajtur dhe kjo nuk është fshehtësi për askënd”.

“Urime për thyerjen e rekordit tim të golave në ndeshjet zyrtare. Pendimi im i vetëm është që nuk kam mundur të të përqafoj sot”.

“Mirëpo, po e lë këtë fotografi për nder tëndin, me shumë dashur, si simbol i një miqësie që ka ekzistuar ndër vite”, ka shkruar Pele në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)

 

 

 

Shtuar 14.03.2021 10:03