Roma më në fund ka gjetur fitoren në Serie A.
Të besuarit e Jose Mourino kanë mposhtur 1-2 në transfertë Cagliarin me golat e Ibanez 71′ dhe Pellegrini 78′, ndërsa Pavoletti kishte kaluar më parë në avantazh vendasit në minutën e 51′.
Ndërkohë, Roma mban vendin e 4 me 19 pikë.
Edhe Lazio ka gjetur fitoren në shtëpi. Skuadra e Sarrit fitoi minimalisht 1-0 ndaj Fiorentinës me golin e Pedros.
Lazio renditet e gjashta me 17 pikë. /albeu.com/