Mourinho dhe Roma kanë “ngecur” në kampionat mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit. Kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin 0-2 me golat e Ibrahimoviç dhe Keissie.
Tekniku portugez është duke nisur të “piketojë” lojtar të ndryshëm për të cilët ai mendon se do të ndihmonin në fushën e lojës.
Bëhet fjalë për Dani Ceballos, mesfushorin 25-vjeçar të Real Madrid. Spanjolli nuk ka hapsira në formacionin titullar të Ancelottit kështu që kjo gjë e bën largimin e tij dhe më konkret.
Për Ceballos janë të interesuar dhe Betis me Sevilla-n , të cilët kanë kohë që e vëzhgojnë lojtarin.
Mourinho i ka bërë të ditur klubit se e do spanjollin që në merkaton e janarit./H.LL/albeu.com