Egnatia garanton 1.71 milionë euro nga Europa, edhe pa arritur në grupet e Conference League

Egnatia ka siguruar për herë të parë në historinë e saj kalimin e raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League. Suksesi 6-1 ndaj Petrocub i ka afruar rrogozhinasit me fazat e grupeve në një nga tri garat evropiane.

Të lidhura

None found

Përfitimi nuk kufizohet vetëm në aspektin sportiv. Kualifikimi në këtë fazë i garanton kampionëve të Shqipërisë të paktën pjesëmarrjen në “play-off”-in e Conference League.

Si pasojë, në arkat e Egnatias do të shkojnë 1.71 milionë euro, shumë e siguruar edhe në rast se skuadra nuk arrin të futet në grupet e Ligës së Konferencës.

Bëhet fjalë për një përfitim të konsiderueshëm financiar, që pritet të kënaqë edhe presidentin Agim Demrozi. Mundësitë për të siguruar grupet evropiane mbeten të larta, ndërsa në skenarin më të pafavorshëm Egnatia e ka tashmë të garantuar “play-off”-in e Conference League.



Shtuar 16.07.2026 08:45

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet