Roger Federer, 20 herë kampion në Grand Slam, do të tërhiqet nga tenisi i nivelit të lartë pas Laver Cup në Londër më vonë këtë muaj.
Zvicerani Federer, 41 vjeçar, nuk ka luajtur që nga Wimbledon 2021, pas së cilës ai bëri një operacion të tretë në gju.
“Mesazhi i trupit tim për mua kohët e fundit ka qenë i qartë”, tha Federer.
“Kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje gjatë 24 viteve. Tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime konkurruese.”
Ai shtoi një mesazh dedikuar tenisit: “Të dua dhe nuk do të lë kurrë.”/ h.ll/albeu.com