Siç ishte parashikuar javë më parë, Real Madrid ka biseda shumë të avancuara me Luka Modric për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.
Në moshën 36-vjeçare, ai është ende një pjesë e pazëvendësueshme në skemën e Ancelottit dhe fakti është se me paraqitjet e tij ai ka mundur të jetë në axhendën e City-t dhe Tottenhamit pavarësisht moshës së tij.
Kontrata aktuale e ndërkombëtarit kroat skadon qershorin e ardhshëm dhe negociatat janë në rrugë për të zgjatur qëndrimin e tij në Bernabeu edhe për një sezon . Marrëveshja e re do të ruajë kushtet aktuale dhe mund të zyrtarizohet në ditët në vijim. /albeu.com