Rinovimi i Ansu Fati do të duhet të presë

Ndërsa Pedri zyrtarizoi sot rinovimin me Barcelonën deri në vitin 2026 me një klauzolë të “çmendur” prej 1 miliard eurosh, ajo e Ansu Fati është më larg nga se mendohej.

Siç është njoftuar nga Sport, ai nuk do të jetë në gjendje të njoftojë ditët e ardhshme siç pritet nga klubi, pasi të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.

Mësohet se Jorge Mendes ishte ditën e djeshme në Barcelonë, por jo për t’u takuar me klubin, por me klientin e tij./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 15:33