Lojtarët e urrejnë terrenin e ri të stërvitjes. Sipas mediave britanike, lojtarët do të dëshironin të ktheheshin në qendrën e vjetër sportive, sepse e reja ka shumë erë.
Në fakt nuk është një vit i lehtë për Liverpoolin e Jurgen Klopp, shkruan Albeu.com.
I 6-ti në renditjen e Premier League me (46 pikë) me -6 pikë nga zona e Champions League, tani problem bëhet dhe terreni stërvitor.
Në fakt, lojtarët e urrejnë atë! Ata do të dëshironin të ktheheshin në vendin e famshëm të vjetër të Melëood, problemi në bazë nuk është në strukturat: është era.
The Sun raporton se qendra e re e është edhe më e keqe nga klima sesa St George’s Park, ku ish-trajneri i Anglisë,Fabio Capello u ankua për motin e stuhishëm.
Qendra aktuale është e vendosur në një zonë me nofkën “Windy Harbour”, kushton 50 milion paund nga grupi Kirkby i kompletuar me: dy palestra, një sallë sportive me madhësi të plotë, pishinë, komplet hidroterapi, volejboll dhoma plazhipër të përmbushur nevojat e lojtarëve brazilianë dhe gjithashtu një zonë e specializuar rehabilitimi. /albeu.com/