Familja e Hashim Thaçit po pret me ankth vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-presidentin e Kosovës dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së.
Nëna e Thaçit, Hyra, nuk është njoftuar se sot pritet të shpallet aktgjykimi, ndërsa familjarët kanë vendosur të mos ia tregojnë rezultatin në rast se ai dënohet, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Të lidhura
None found
Kushëriri i ish-presidentit, Halimi, tha se familja shpreson për një lajm të mirë dhe lirimin e Thaçit.
“Nëse na gëzon Zoti, atëherë do t’ia lajmërojmë edhe do të vijmë me u gëzuar. E vallahi, nëse dënohet, nuk mundemi me i treguar kurrë gjë”, u shpreh ai.
Sipas tij, mungesa e Thaçit gjatë viteve të fundit ka qenë e vështirë për familjen dhe njerëzit e afërt.
