Atletico Madridi i vë një kusht Alvarezit për të ulur klauzolën e largimit

Julian Alvarez mund të vijojë rrugëtimin e tij larg kryeqytetit spanjoll në një moment të dytë, por drejtuesit e Atletico Madridit duket se kanë vendosur një parakusht konkret për sulmuesin argjentinas.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve të gazetarit Pipi Estrada, numri një i klubit madrilen, Miguel Angel Gil Marin, i ka dhënë fjalën lojtarit se çmimi i lirimit do të rishikohet në rënie, me kushtin që ai të arrijë të paktën 20 gola gjatë edicionit aktual.

Vlera e re e kësaj klauzole nuk është zbuluar ende, teksa Alvarez ka një marrëveshje të vlefshme me skuadrën deri në vitin 2030. Kampioni i botës, i cili u transferua te Atletico nga Manchester City në vitin 2024, regjistroi 20 rrjeta dhe dhuroi nëntë pasime vendimtare në 49 ndeshje sezonin e shkuar.

Gjatë merkatos verore, e ardhmja e tij ishte një çështje e nxehtë, me Barcelonën dhe Arsenalin që u përfolën si destinacione të mundshme. Pavarësisht interesimit, sulmuesi mbeti pjesë e La Ligës.

Argjentinasi e nisi si titullar përballjen me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve, ku shërbeu asistin për golin e Marcos Llorentes, por më pas një problem muskulor e la jashtë sfidës kundër Real Sociedadit.

Në rast se e kap objektivin prej 20 golave, rasti i Alvarezit mund të rikthehet si një nga çështjet më të nxehta të afatit kalimtar, me raportet që tregojnë se Barcelona dhe Arsenali po mbajnë nën vëzhgim ecurinë e tij.


Shtuar 16.09.2026 11:19

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel