Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vlerësuar se incidentet e përdorura si bazë për akuzat për krime lufte, të ndodhura pas 20 qershorit 1999, nuk mund të klasifikohen në këtë mënyrë.
Të lidhura
None found
Gjatë leximit të vendimit, kryegjykatësi Charles Smith deklaroi se këto ngjarje kanë ndodhur pasi kishte përfunduar konflikti i armatosur mes UÇK-së dhe forcave serbe. Sipas trupit gjykues, në atë periudhë normat përkatëse nuk ishin më të zbatueshme për personat në fjalë.
“Në vijim të këtij konstatimi, trupi gjykues arriti në përfundimin se incidentet mbi të cilat bazohen akuzat për krime lufte, të cilat filluan pas 20 qershorit 1999, pra pas përfundimit të konfliktit të armatosur midis UÇK-së dhe forcave serbe… dhe pasi normat nuk zbatoheshin më për personat në fjalë, nuk mund t’i cilësojmë si krime lufte”, tha Smith.
Charles Smith vijon të lexojë përfundimet e trupit gjykues lidhur me krimet e pretenduara në aktakuzë.
