E mërkura në Abissnet Superiore prodhoi ndeshje mjaft interesante, me skuadrat e pjesës së poshtme të renditjes që vazhdojnë luftën në distancë për të qëndruar në elitë.
Laçi mori fitoren e pestë radhazi në kampionat ku mundi 2-0 në shtëpi Kastriotin. Dygolëshi i mesfushorit Regi Lushkja, i dha tre pikët ekipit. Me këtë fitore Laçi parakalon Kukësin dhe shkon në vendin e dytë me 27 pikë, vetëm 3 më pak se Tirana.
Dueli për mbijetesën mes Dinamos dhe Skënderbeut u mbyll me porta ta paprekura. Vlen të përmendet që vendasit i shpëtoi portieri adoleshent Simon Simoni në minutat e fundit të sfidës.
Laçi është kthyer në një pretendent serioz në kampionat për shkak të ecurisë fantastikë.
Të mërkurën
LAÇI-KASTRIOTI 2-0
9’, 84’ R.Lushkja
DINAMO-SKËNDERBEU 0-0
Të enjten
TEUTA-EGNATIA 16:45
VLLAZNIA-KUKËSI 16:45
PARTIZANI-TIRANA 19: 45
Në foton më poshtë keni renditjen: