Renato Sanches e pranon publikisht që dëshiron të ndërrojë skuadër

Mesfushori i Lille, Renato Sanches ka njoftuar se ka diskutuar me agjentin e tij për një largim të mundshëm në janar nga skuadra franceze.

Ylli portugez ka thënë se është gati për të bërë një lëvizje të madhe.

“Mendoj se është koha e duhur për të testuar veten në një mjedis të ri. E kam njoftuar për këtë edhe menaxherin. Ndoshta Milani e Arsenali janë duke më kërkuar, por unë nuk e di saktë tani. Nëse vjen ndonjë ofertë zyrtare, do të bëj atë që është më e mira për mua” ka thënë Sanchez.

Fituesi i Golden Boy 2016 është duke kërkuar një kampionat më të fortë se sa ai i Francës dhe Premierliga e Serie A janë dy kampionatet që e joshin më shumë.


Shtuar 26.11.2021 11:10