Bjorsi Gjeli është bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës së parë të Elbasanit. Klubi verdheblu konfirmoi në rrjetet sociale promovimin e 18-vjeçarit nga akademia, ndërsa mesfushori pritet të vihet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenovic.
Nënkampionët e Superiores kanë marrë kështu një tjetër vendim të rëndësishëm, duke vijuar t’u japin besim “djemve të shtëpisë”, ashtu siç bënë edhe gjatë verës.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, Elbasani do të udhëtojë drejt kryeqytetit për t’u përballur me Tiranën në javën e pestë. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe nis në orën 16:00.
