Rekordi legjendar i Agueros që zgjati 21 vite u thye nga një 14-vjeçar në Argjentinë

Një 14-vjeçar e ka thyer rekordin legjendar të Sergio Agueros në Argjentinë të cilin ky i fundit e kishte mbajtur më për shumë se dy dekada.

Sergio Aguero është padyshim njëri ndër sulmuesit më të mirë në histori të Ligës Premier, dhe njihet si lojtari që ka shënuar golin më të famshëm në histori të ligës.

Goli ikonik i Agueros ndaj Queens Park Rangers bëri që ta fitojë titullin e parë të Ligës Premier me Man Cityn nga pesë sa i fitoi gjithsej, dhe ishte padyshim goli më i rëndësishëm nga 260 sa realizoi gjithsej.

Ai gjithashtu ka thyer disa rekorde gjatë qëndrimit të tij dhjetëvjeçar në Angli, duke përfshirë më së shumti gola të shënuar nga një lojtar i huaj në Ligën Premier (184) dhe më së shumti het-trikë në Ligën Premier (12).

Por, para se ai të transferohej në Evropë në vitin 2006 për t’u bërë pjesë e Atletico Madridit, Aguero kishte vendosur një rekord.

Kur Aguero u bë lojtari më i ri i cili paraqitet në një ndeshje të futbollit profesionist në Argjentinë kur ai bëri debutimin e tij për Independienten me 5 korrik të vitit 2003, atëbotë vetëm 15-vjeçar.

Ky rekord i jashtëzakonshëm qëndroi për pothuajse 21 vite, por këtë javë u thye përfundimisht.

Të enjten, Mateo Apolonio bëri debutimin e tij për Deportivo Riestra në moshën 14-vjeçare, duke i dhënë fund rekordit të Agueros.

Apolonio u fut në lojë në minutën e 84-të në humbjen e Riestras me rezultat minimal 1-0 ndaj Newell’s Old Boys në Kupën e Argjentinës./Telegrafi/


Shtuar 17.05.2024 16:20