Reali refuzon ofertën e skuadrës angleze për Eden Hazard

E ardhmja e Eden Hazadit në Real Madridi nuk është shumë e sigurt duke parë që lojtari nuk po ia del që të stabilizohet me formën e tij në “Santiago Bernabeu”, i ndikuar shumë edhe nga lëndimet e shpeshta.

Duke parë këtë situatë, klubet që e admirojnë atë kanë shprehur interesim konkret dhe së fundit një ofertë te klubi spanjoll ka ardhur nga skuadra angleze West Ham United.

Të lidhura

None found

Sipas “El Nacional”, West Hamit i është refuzuar oferta prej 25 milionë eurosh për sulmuesin nga Belgjika.

“Blancos” janë të përgatitur të ndahen me sulmuesin e krahut dhe ish-lojtari i Chelseat mund të përfundojë përsëri në Premier Ligë, por drejtuesit e klubit të tij aktual po kërkojnë 50 milionë euro për kartonin e tij.


Shtuar 9.12.2021 16:17