Reali e Barcelona vihen pas yllit spanjoll që po bën mirë në Euro 2020

Klubi i Barcelonës dhe i Real Madridit duket se do të zhvillojnë një garë të nxehtë në merkato.

Sipas “Sport”, Barcelona dhe Reali janë në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit, Dani Olmo.

Olmo momentalisht është futbollist i ekipit gjerman, RB Leipzig, por pas performancave që pati në Evropian mund të bëhet me skuadër të re.

Dani Olmo është prodhim i akademisë “La Masia” të Barcelonës.


Shtuar 3.07.2021 17:42