Real Madridit i mjaftojnë 45 minutat e para ndaj Vallecanos për të siguruar fitoren (VIDEO)

Real Madridi ka arritur të triumfojë përballë Rayo Vallecanos në “Santiago Bernabeu” në kuadër të javës së 12 në La Liga.

“Galaktikët” zhbllokuan rezultatin që në minutën e 14 me Toni Kroos fale një aksioni spektakolar.

Teksa pjesa e parë po shkonte drejt përfundimit, Karim Benzema shënon edhe golin e dytë për vendasit pas një super asisti të David Alaba.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e dyfishtë për ekipin e Ancelottit, ndërsa e dyta do të niste sërish më mire për Realin, por nuk ia del ta mbyllë ndeshjen.

Në minutën e 69 për Vallecanon futet në lojë, Radamel Falcao dhe në të 77 vjen goli pikërisht nga “El Tigre” i cili rihap takimin.

Minutat e fundit do të flisnin më shumë për miqtë, por fati dhe Courtois do t’i thonin jo golit të barazimit.

Një fitore shumë e rëndësishme që dërgon Realin të vetëm në krye momentalisht, ndërsa Vallecano renditet e 6 me 20 pikë.

Kujtojmë që për Rayo Vallecanon luajti 90 minuta mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu i cili bëri një paraqitje të mirë.r.t/albeu.com


Shtuar 6.11.2021 22:58