Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me RB Salzburg – sërish mungon Mbappe

Real Madridi ka konfirmuar skuadrën e zgjedhur nga Xabi Alonso për të luajtur kundër RB Salzburg.

Kylian Mbappe mbetet jashtë pavarësisht se është rikthyer në stërvitje me ekipin.

Lojtarë si Dani Carvajal dhe Eder Militao mbeten jashtë skuadrës pasi ata ende po rikuperohen nga dëmtimet e tyre në ligamentin anterior.

Real Madridi ka katër pikë në grupin e tyre dhe do ta fitonte grupin nëse do të shmangte humbjen kundër Salzburgut.

Los Blancos kishin barazuar 1-1 me Al Hilalin në ndeshjen e parë.

Në duelin e dytë, kishin përballë Pachucan, duke triumfuar 3-1, ndonëse ishin me 10 lojtarë në fushë që nga pjesa e parë, pasi Raul Asencio ishte përjashtuar me karton të kuq.

Andaj, Real Madridit i duhet fitorja për të kaluar fazën e grupeve, për të shkuar në atë të eliminimit direkt.


Shtuar 25.06.2025 22:05