Real Madrid është eliminuar në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Bajerni e mposhti 4 me 3 në Mynih, ndërsa kishte fituar edhe sfidën e parë në transfertë.
Çdo gjë po shkonte sipas llogarive te madrilenët, derisa Kamavinga u ndëshkua me karton të kuq. Ky i fundit nuk u fal nga slloveni Slavko Vinçiç. Më pas erdhën edhe dy golat e Bajernit.
Të lidhura
None found
Vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit të FIFA-s, solli edhe revoltën e lojtarëve të Realit ndaj tij. Vinicius, Bellingham dhe Gyler ishin protagonistë kryesorë, ndërsa ky i fundit u ndëshkua edhe me karton të kuq. Gyler rrezikoi shumë me sulmin ndaj gjyqtarit slloven, teksa tashmë rrezikon edhe dënimin.
Bajerni do të përballet në gjysëmfinale me PSG-në. Reali rrezikon të mbyllë një tjetër sezon pa trofe.
Episodet pas vërshëllimës përfundimtare: (VIDEO)
