Nacho do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Mbrojtësi spanjoll Nacho e ka informuar Real Madridin së do të largohet nga klubi në qershor.

Nacho do të fokusohet në javët finale në nivelin më të mirë.

Kujtojmë, që Nacho i është bashkuar akademisë së Real Madridit në moshën 11 vjeçare, teksa kur ishte 23 vjeç e veshi fanellën e Los Blancos.

Ai ishte titullar në fitoren Real Madridit ndaj Manchester Cityt, në mbrëmjen e së mërkurës, duke bërë super paraqitje.

Nacho Fernandez ka zhvilluar 355 paraqitje me klubin nga “Santiago Bernabeu”.


Shtuar 19.04.2024 18:32