Ndeshje e çmendur me 7 gola, Bayern eliminon Realin e Madridit

Bajern Mynih ka eliminuar Real Madridin në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Sfida e kthimit rezultoi një spektakël i vërtetë, ndërsa u fitua nga bavarezët me rezultatin 4-3.

Pas kishin humbur ndeshjen e parë 1 me 2, madrilenët e drejtuar nga Arbeloa dhuruan spektakël në pjesën e parë të takimit në transfertë. Dopieta e Gyler dhe goli i Mbape dhanë iluzionet e një kualifikimi, ndërsa te vendësit kishin shënuar Pavloviç dhe Kejn.

Të lidhura

None found

Fati i këtij çifti në Champions u vendos në minutat e fundit. Kamavinga i aktivizuar nga stoli la me 10 lojtarë ekipin pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa më pas erdhi edhe përmbysja e rezultatit nga ekipi i Kompani.

Për të dërguar topin në rrjetë menduan Luis Diaz dhe Olise. Supergolat e kësaj sfide do të mbahen mend gjatë, ndërsa Bajerni do mendojë për gjysmëfinalen me PSG-në.


Shtuar 15.04.2026 23:28