Real Madridi fiton Superkupën e Spanjës, mposht pastër Athletic Bilbaon (VIDEO)

Real Madridi është fituesi i Superkupës së Spanjës, pasi ka arritur të mposhtë në finale Athletic Bilbaon me rezultatin e pastër 0-2.

Ndeshja e cila u zhvillua në qytetin e Riyad, në Arabinë Suadite ishte emocionuese sidomos në 10 minutat e fundit kur gjithçka mund të ndryshonte edhe pse Reali ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes.

“Galaktikët” arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 38 me mesfushorin kroat, Luka Modric pas një asistimi të Rodrygo.

Me avantazhin minimal të skuadrës së Ancelottit do të mbylleshin 45 minutat e para. Pjesa e dytë nis sërish me një Real Madrid me dominues edhe pse Bilbao tenton të bëjë diçka më shumë.

Një top i prekur me dorë branda zonës nga mbrojtësi i Bilbaos në minutën e 52 cilësohet si penallti pas rishikimit me VAR dhe kthehet në gol nga Karim Benzema.

Kur u mendua se Reali kishte gjithçka në kontroll në 10 minutat e fundit gjithçka mund të ndryshonte pasi Militao largon nga porta një top me dorë duke shkaktuar një penallti dhe larguar nga loja me karton të kuq.

Penalltinë e merr përsipër Garcia i cili gabon përballë Courtois duke humbur shansin artë për të rihapur finalen. Reali siguron kështu trofeun e parë të këtij sezoni. r.t/albeu.com


Shtuar 16.01.2022 21:29