Real Madridi dhe Bayern Munichut thuhet se janë duke ndjekur me vëmendje talentin 18-vjeçar të Leeds United, Archie Gray.
Klubi spanjoll ka kohë që ka kthyer vëmendjen tek talentët e rinj më të mirë në botë, të cilët i duan në Bernabeu.
Kështu ka ndodhur kohët e fundit në Amerikën Latine, por edhe në Evropë, pasi Los Blancos ishin të parët pas Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni.
Talenti i fundit që ka rënë në sy është një bashkatdhetar i Jude Bellingham.
Sipas HITC, Real Madrid dhe Bayern Munich kishin skautë të pranishëm për të parë mesfushorin e Leeds United, Archie Gray.
18-vjeçari është bërë lojtar i rregullt këtë sezon në Championship nën drejtimin e Daniel Farke, me 35 ndeshje si titullar në emrin e tij.
Ata e ndoqën dhe panë Grey në veprim gjatë fitores 3-1 të Leeds United ndaj Hull City të hënën mbrëma.
Të dy klubet përshkruhen si ‘admirues afatgjatë’ të Grey, i cili më parë ka tërhequr interes nga Manchester City, Chelsea dhe Liverpool, por së fundi nënshkroi një marrëveshje të re deri në vitin 2028.
Leeds United nuk ka plane ta shesë atë dhe dëshiron që ai të jetë pjesë rikthimin e tyre në Ligën Premier, që duket një mundësi e veçantë. /Telegrafi/
Leeds sensation Archie Gray is being monitored by Real Madrid and Bayern Munich pic.twitter.com/XVQ049I651
— Transfermarkt.co.uk (@TMuk_news) April 3, 2024