Real Madrid vazhdon të insistojnë për transferimin e Kilyan Mbappe.
Në fakt, Reali kishte bërë ofertë zyrtare edhe në merkaton e verës, por ishte refuzuar nga klubi francez.
Në verën e vitit 2022, Mbappe do të jetë lojtar i lirë dhe Reali synon ta marr pa pasur nevojë të paguajë dëmshpërblim.
Madrilenët po mendojnë që në të njëjtën mënyrë ta rrëmbejnë edhe Paul Pogban e Manchester Unitedit. Edhe Pogba do të jetë lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.