Real Madridi fitoi sërish Champions League në një sezon kur pranoi shumë nga Barcelona në shtëpi.
Pesë fitoret e fundit të klubit madrilen në Ligën e Kampionëve kanë ardhur në sezonet kur Barcelona ka shënuar tre ose më shumë gola në Santiago Bernabeu.
Në sezonin 2013/14, katalanasit fituan ndaj Real Madridit me rezultat 4:3. Në sezonin 2015/16, klubi madrilen humbi 0:4, në sezonin 2016/17 2:3, dhe në sezonin 2017/18, Barça fitoi në Bernabeu me rezultatin 3:0.
Më 20 mars, Madridi humbi në mënyrë shkatërruese ndaj Barçës në shtëpi (0:4) në kuadër të javës së 29-të të La Liga- s, ndërsa dje mundi Liverpool-in në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultat 1:0. /albeu.com/