Napoli ka arritur të marrë një fitore të vuajtur dhe me shumë mundim ndaj Spezias në “Maradonna” stadium.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0 edhe pse shanset ishin të shumta. Pjesa e dytë nisi pothuajse njësojë, me shumë raste dhe mundësi të arta por nuk u shfrytëzuan nga të dyja ekipet.
Napoli luajti pothuajse të gjithë lojën duke mbajtur topin dhe duke synuar shumë herë portën e Spezias.
Mrekullia vjen në minutën e 89-të falë golit të sulmuesit më të ri të Napolit, Raspadori. Djaloshi dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë kështu tre pikë të arta ekipit të tij./ h.ll/albeu.com