Rakitic nuk kursen elozhet për Messin: Me të është sikur luan PlayStation

Ivan Rakitic ka folur për vitet ku ka luajtur përkrah Lionel Messit në Barcelonë.

Rakitic iu bashkua Barcelonës në 2014, para se të largohej nga “Camp Nou” për t’u kthyer sërish tek Sevilla. Në një intervistë për Goal, 33-vjeçari foli për kohën me Messin dhe tregoi se çfarë i uron argjentinasit për të ardhmen

“Një lojtar gjithmonë dëshiron të garojë dhe t’i shijojë lojtarët më të mirë dhe kur ai është më i miri i të gjitha kohëve, edhe më mirë. Ishin gjashtë vite të jashtëzakonshme, ku mësova shumë gjëra”, tha Rakitic për Messin.

“E shikoj Leon, i cili në nëntë sezone radhazi i shënoi të paktën nga 30 gola, duket si një video në Play Station. Nëse luan PlayStation, të thonë se po tallesh me njerëz dhe se i di të gjitha hilet. Është diçka që e shijon çdo ditë”, shtoi ai.

“Jam shumë krenar që i kam kaluar aq shumë vite me të, që kam luftuar për shumë tituj me të dhe që kam fituar kaq shumë tituj me Leon”, nënvizoi Rakitic.


Shtuar 20.05.2021 22:05

Tags: ,