Më në fund ka ardhur një lajm i mirë për Çelsin në këtë orë ankthi që po kalon klubi.
Qeveria Britanike i ka dhënë “dritën jeshile” Abramoviçit që ta shesë Çelsin.
Të lidhura
None found
Sipas “Telegraph”, Abramoviç ka udhëzuar bankën tregtare “Raine” që të vazhdojë me shitjen, pavarësisht se është goditur nga sanksionet që i janë vendosur.
Si “Raine” ashtu edhe klubi nga Londra, kanë zhvilluar bisedimet me Qeverinë Britanike për mënyrën se si shitja mund të zhvillohet dhe kanë rënë dakord që ofruesi i preferuar dhe përdorimi i fitimit nga shitja do të kërkojnë miratimin e qeverisë.
