Pyetet për Kane, Guardiola refuzon të përgjigjet

Pep Guardiola ka dhënë një deklaratë pas humbjes 3-2 ndaj Brighton Albion.

 

Sky Sports ka raportuar se Harry Kane po kërkon largimin nga Tottenham dhe shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për të.

I pyetur në qoftë se Man City do të nënshkruaje me Kane këtë verë, ai është përgjigjur: “Pyetja tjetër. Ai është një lojtar i Tottenham, ju lutem”, ka thënë ai pas ndeshjes.

‘Qyetetarët’ thuhet se do të kërkojnë transferimin e një lojtari ‘9’, pasi sulmuesi kryesor Sergio Aguero do të largohet nga klubi.

Disa prej sulmuesve tjerë për të cilët Man City ka shprehur interesim janë Romelu Lukaku dhe Erling Haaland./

Shtuar 18.05.2021 10:05