Kombëtarja shqiptare është eliminuar nga Euro 2024, me kuqezinjtë që morën vetëm 1 pikë në 3 ndeshje.
Por pavarësisht kësaj tifozët shqiptarë pushtuan çdo qytet ku Kombëtarja luajti ndeshjet e saj.
Fillimisht Dortmundin më pas Hamburgun dhe në fund Dusseldorfin, tifozat kuqezi mbushën rrugë, sheshe dhe tribuna.
Si kurrë më parë, në Gjermani ishin mbi 95.000 tifozë shqiptarë të cilët kanë përkrahur Kombëtaren nga shkallët e stadiumit.
Mediat gjermane kanë publikuar listën e kombëtareve me mbështetjen më të madhe të tifozëve në fazën e grupeve në Euro 2024.
Kombëtarja shqiptare lë pas ekipe me emër, teksa kalohet nga Turqia, Gjermania dhe Kroacia. Kështu lëmë prapa ekipe si Anglia, Franca, Spanja, Italia, Zvicra, Polonia apo Portugalia.
Lista e plotë e kombëtareve me më së shumti tifozë të pranishëm në Euro 2024:
1- Turqia: 130,000 tifozë
2- Gjermania: 125,000 tifozë
3- Kroacia: 103,000 tifozë
4- Shqipëria: 95,000 tifozë
5- Rumania: 92,000 tifozë
6- Skocia: 82,000 tifozë
7- Holanda: 80,000 tifozë
8- Serbia: 73,000 tifozë
9- Polonia: 70,000 tifozë
10- Anglia: 65,000 tifozë
11- Austria: 60,000 tifozë
12- Danimarka: 60,000 tifozë
13- Gjeorgjia: 60,000 tifozë
14- Ukraina: 53,000 tifozë
15- Belgjika: 50,000 tifozë
16- Hungaria: 46,000 tifozë
17- Sllovenia: 44,000 tifozë
18- Franca: 41,000 tifozë
19- Zvicra: 39,000 tifozë
20- Republika Çeke: 38,000 tifozë
21- Portugalia: 37,000 tifozë
22- Italia: 36,000 tifozë
23- Sllovakia: 35,000 tifozë
24- Spanja: 34,000 tifozë