Pak kohë më parë lidhja e futbollistit kosovar, Lirim Kastrati me kroaten Angela Simak ishte kryefjalë në mediat rozë. Dyshja u shfaqën në rrjet shumë të dashuruar, por pak kohë më pas edhe ndarja e tyre bëri bujë dhe ata fshinë çdo “gjurmë” që kishin me njëri-tjetrin.
Por fatmirësisht mes çiftit duket se është shuar çdo konflikt dhe I janë rikthyer njëri-tjetrit. Ata kaluan disa ditë pushime në “Maldive” menjëherë sapo u pajtuan, por duket se angazhimet e futbollistit kanë bërë që ta kalojnë vërën lag.
Angela ka treguar në Instagram se ka kaluar disa ditë pushime në ishullin grek “Mykonos” dhe pozat e “nxehta” të kroates nuk kanë munguar.
Ndërsa së fundmi ajo ndodhet në Itali, por fotot me Lirim Kastratin kanë munguar./albeu.com/