Ylli i Kosovës rikthehet me bukuroshen kroate, e surprizon me dhuratën 40 mijë euro (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë lidhja e futbollistit kosovar, Lirim Kastrati me kroaten Angela Simak ishte kryefjalë në mediat rozë. Dyshja u shfaqën në rrjet shumë të dashuruar, por pak kohë më pas edhe ndarja e tyre bëri bujë dhe ata fshinë çdo “gjurmë” që kishin me njëri-tjetrin.

Por Angela ka zbuluar së fundmi në Instagram se ajo dhe Lirimi janë rikthyer bashkë dhe po kalojnë pushimet në Maldive.

Madje kroatja ka publikuar edhe një byzylyk diamati i firmës Cartier i cili kushton rreth 40 mijë euro dhe shprehet se është një dhuratqë që me gjasë e ka surprizuar futbollisti kosovar.

Më herët Angela është shprehur në media se ka plane për tu martuar me Lirim Kastratin.

“Ai është i mrekullueshëm. E di se ne do të martohemi, megjithëse nuk kemi menduar për hollësitë”, tha ajo./albeu.com/

 

Shtuar 7.06.2021 11:06