PSG, Khelaifi flet për të ardhmen e Pochettino-s

Zërat e fundit flasin për një kalim të mundshëm të Zidane tek PSG.

Madje edhe kushëriri i presidentit të klubit francez ka nxjerrë në rrjetet sociale disa postime ku nënkuptohet se Zidane do të jetë trajneri i ri i klubit francez. Gjithësesi, Khelafi, bosi i klubit ka mohuar këto zëra.

“Pochettino ndodhet me ne dhe jemi shumë të lumtur për këtë gjë. Nuk më pëlqejnë thashethemet që po dalin, nuk janë të vërteta. Nuk kemi asnjë kontakt me Zidane.”

Kështu është shprehur Al-Khelafi gjatë një interviste në eventin e Topit të Artë./h.ll/albeu.com


Shtuar 30.11.2021 09:37