Pronarët e PSG-së duan të blejnë klubin spanjoll dhe të “lënë Barcelonën në hije”

Pronarët e Paris Saint-Germain po mendojnë të krijojnë një top klub të ri në Spanjë.

Po flasim për blerjen e Espanyol. Sipas Foot en Espagne, një nga qëllimet e kësaj lëvizjeje është synimi për të luftuar Barcelonën në betejën për titullin e klubit kryesor të Katalonjës.

Bordi aktual i PSG-së thuhet se po planifikon “Të lënë Barcelonën në hije” në planin afatgjatë, shkruan albeu.com.

Espanyol nuk e ka fituar kurrë kampionatin spanjoll. Në fund të sezonit 2021/22, skuadra përfundoi në pozitën e 14-të në renditjen e La Ligas me 42 pikë, vetëm katër pikë më shumë se Granada e zbritur. /G.D albeu.com/


Shtuar 28.09.2022 21:34