Quincy Promes filloi procedurat për marrjen e nënshtetësisë ruse. Siç raportojnë mediat ruse, mesfushori holandez i Spartak Moskës ka vendosur të bëhet rus, për të shmangur ngatërresat me drejtësinë me të cilën përballet në vendlindje.
Lojtari përballet me akuzën e trafikut të drogës, madje edhe për goditjen me thikë të një të afërmi, me çështjet e pazgjidhura ndaj tij në gjykatat holandeze. Gjyqi i tij është caktuar për më 3 mars, por ai mund të mos marrë pjesë pasi qëndron në Rusi.
Promes, i cili ka luajtur për Ajax, Sevilla dhe Twente, luajti për Spartak Moskën nga 2014 deri në 2018 dhe u kthye sërish në 2021. /G.D albeu.com/