Holanda mposht pa shumë probleme Gjeorgjinë, fitojnë edhe Danimarka e Skocia (VIDEO)

Pas barazimit ndaj Skocisë, Holanda arriti të triumfonte në miqësoren e dytë, atë  ndaj Gjeorgjisë të zhvilluar në Twente, duel të cilin holandezët e fituan me rezultatin e thellë 3-0.

Depay shënoi në pjesën e parë me penallti për tulipanët ndërkohë që në fraksionin e dytë gjetën rrugën e rrjetës edhe Weghorst goli i parë për të me Holandën si dhe mesfushori Gravenberch.

Edhe Gjeorgjia e Sagnol pati disa shanse të mira për të realizuar teksa goditi edhe një traversë. Arriti të fitonte edhe Danimarka që kaloi 2-0 Bosnje-Hercegovinën me golat e dy sulmuesve Braithwaite dhe Cornelius.

Austria ngeci në një barazim pa gola përballë Sllovakisë. Skocia fitoi 0-1 në transfertën ndaj Luksemburgut ndërkohë që Moldavia mposhti 1-0 Azerbajxhanin e Gianni De Biasit.


Shtuar 6.06.2021 20:22